image Kodra i reagon deputetes Kadrijaj: Publikimi i emrave të pacientëve – shkelje e rëndë

Kosovë

Shkrim/ Kodra i reagon deputetes Kadrijaj: Publikimi i emrave të pacientëve – shkelje e rëndë

news image

Drejtuesi i Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, Besim Kodra, i ka reaguar deputetes nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, e cila publikoi një dokument me të dhënat e disa pacientëve të cilat janë liruar nga karantina pasi janë cilësuar raste psikiatrike, duke akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se ka bërë lëshime për “aktivistë të VV-së”, shkruan Gazeta Sinjali.

Kodra ka thënë se publikimi i emrave të pacientëve me probleme psikike, është shkelje e rëndë e të drejtave të pacientit, por kur kjo bëhet nga ana e një profesionisti shëndetësor është një rrethanë edhe më e rënduar, pasi që përbënë edhe shkelje të Kodit të Etikës Mjekësore.

Ndërsa, sipas tij kjo bëhet nga ana e një deputeti, është shkelje e ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit.

“Publikimi i emrave të pacientëve me probleme psikike, është shkelje e rëndë e të drejtave të pacientit! Kur kjo bëhet nga ana e një profesionisti shëndetësor është një rrethanë edhe më e rënduar, pasi që përbënë edhe shkelje të Kodit të Etikës Mjekësore! E kur kjo bëhet nga ana e një deputeti, është shkelje e ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit! Nuk e përjashtoj mundësinë që rrethanat siç i përshkruan deputetja të janë të tilla(po jetojmë në Kosovë e gjithçka është e pritshme), por denoncimi i kësaj shkelje nuk duhet të bëhet duke shkelur mbi të drejtat e pacientit”, ka shkruar ai.

Më tej, Kodra ka kërkuar që Agjencioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Avokati i Popullit duhet të merret me këtë rast dhe raste të tjera të ngjashme dhe deputetja duhet të kërkojë falje./GazetaSinjali/