Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, i cili vdiq në një aksident ajror të dielen (më 26 nëntor), ishte ftuar të vinte në muajin maj në Tiranë.
Këtë e ka bërë të ditur ish-basketbollisti i njohur shqiptar, Gazment Caci, transmeton Gazeta Sinjali.
Caci ka thënë se ai kishte arritur të bisedonte me asistentët e Bryant dhe se kishin arritur një marrëveshje paraprake për ta sjellë atë në Tiranë.
“Kobe Bryant ka qenë një njeri shumë i madh. Mbi të gjitha ai ka shkuar në çdo cep të botës kur e kanë thirrur, por gjithmonë me fëmijë. Ai luante 1-1 me fëmijët. Këtë model ne e kemi marrë dhe kemi dashur ta ftojmë në Shqipëri”, ka thënë fillimisht ai në emisionin “Procesi sportiv”.
Ai më tej ka thënë se Kobe do të ishte prezent në kuadër të një aktiviteti me 2 mijë e 500 fëmijë që marrin pjesë në basketboll.
“Kishim marrë përgjigje pozitive dhe prisnim të përcaktonim gjërat e tjera. Kjo do të bëhej me mbështetjen e shumë faktorëve, por mbi të gjitha nga Kryeministria”, u shpreh Caci.
Kobe Bryant, humbi jetën këtë të dielë në një aksident tragjik me helikopter, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare dhe shtatë persona të tjerë./Gazeta Sinjali/