Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar sot koalicion për udhëheqjen e Komunës së Pejës me Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Koalicioni u nënshkrua nga kryetari i rizgjedhur i Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri dhe kreu i degës së PDK-së në këtë qytet, Xhavit Haliti.
Sinjali mëson se në bazë të kësaj marrëveshjeje, PDK-së do t’i takojnë katër drejtori.
Siç merr vesh Sinjali, Nasret Hajrizi nga PDK do të udhëheq Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik.
Partisë Demokratike do t’i takojë edhe Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, drejtori kjo që do të udhëhiqet nga Arta Vokshi – Nallbani.
Gëzim Gashi nga kjo parti do të jetë në krye të Drejtorisë për Emergjencë, Mbrojtje dhe Shpëtim.
Nga marrëveshja me LDK-në, PDK do të marrë edhe Drejtorinë e Inspektoratit, e cila do të udhëhiqet nga Agron Haliti./GazetaSinjali/