image KMDLNJ reagon pas kërcënimit të Osmanit: Të bëhen hetime të shpejta nga Policia

Kosovë

KMDLNJ reagon pas kërcënimit të Osmanit: Të bëhen hetime të shpejta nga Policia

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është këcënuar nga një person në gjuhën angleze përmes rrjetit social, Twitter.

Kjo është bërë e ditur edhe përmes rapotit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Për këtë ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke njoftuar se KMDLNJ e dënon kërcënimin ndaj kryetarës së Kuvendit dhe kërkon që të merren masa.

“KMDLNj kērkon nga Policia e Kosovës përkatësisht nga njësia kundër krimeve kibernetike tē bëjë hetime të shpejta dhe profesionale në mënyrë që kërcënuesi /it të kapen dhe të sillen para organeve të drejtësisë. Kërcënimet që u bëhen bertësve më të larta të posteve në Kosovë në përgjithësi dhe në rastin konkret ndaj kryetares së Kuvendit , zonja Vjosa Osmani janë edhe sulme ndaj institucioneve të shtetit që i drejtojnë e që nuk duhet të tolerohen në asnjë mënyrë”, thuhet në njoftim.

Reagimi i plotë:

Sipas raportit të Policisë së Kosoves dhe burimeve brenda Kuvendit të Kosovës që i janë dhënë KMDLNj-së, kryetarja e Kuvendit të Kosoves, zonja Vjosa Osmani, është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.

Nuk është hera e parë që udhëheqësit më të lartë të shtetit apo familjarët e tyre kërcënohen ndërkaq numri i atyre që kërcënojnë dhe trajtohen nga drejtësia është fare i vogël.

KMDLNj kērkon nga Policia e Kosovës përkatësisht nga njësia kundër krimeve kibernetike tē bëjë hetime të shpejta dhe profesionale në mënyrë që kërcënuesi /it të kapen dhe të sillen para organeve të drejtësisë.

Kërcënimet që u bëhen bertësve më të larta të posteve në Kosovë në përgjithësi dhe në rastin konkret ndaj kryetares së Kuvendit , zonja Vjosa Osmani janë edhe sulme ndaj institucioneve të shtetit që i drejtojnë e që nuk duhet të tolerohen në asnjë mënyrë.

KMDLNj e dënon kërcënimin ndaj kryetares së Kuvendit duke e mbështetur punën e saj në kuadër të mandatit kushtetues sikur që kërkon të mos paragjykohet motivi apo kërcënuesit e mundshëm, deri në përfundim të hetimeve. /Gazeta Sinjali/