image Klubi rus tallet me Napolin e Rrahmanit (VIDEO)

Futboll

Klubi rus tallet me Napolin e Rrahmanit (VIDEO)

news image

Spartak Moscow do të përballet me Napolin në Ligën e Evropës javën e ardhshme, por klubi rus ka filluar përqeshjet me klubin italian.

Të dy klubet do të përballen të enjten e ardhshme në ndeshjen e takimit, pasi në atë të fundit Napoli humbi me rezultat 2:3.

E në këtë ndeshje ka luajtur edhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Napoli humbi shumë raste shënimi në atë humbje, përfshirë Piotr Zielinskin, goditja e të cilit përfundoi lart mbi tribuna.

Klubi rus e nxori një klip nga goditja e tij dhe e modifikoi videon, sipas të cilës topi i goditur nga Zielinski doli nga stadiumi dhe shkoi deri në Nju Jork dhe në trajlerin e ri të Spiderman: No Way Home.

/Gazeta Sinjali Sporti/