Klubi italian i Torinos e ka zyrtarizuar trajnerin e tyre të ri, Moreno Longo.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një njoftimi në profilin e tyre në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.
Longo më herët ishte trajner i skuadres tjetër italiane, Frosinone, të cilës i ndihmoi që të ngjitej në Serie A në sezonin 2017/18.
Torino momentalisht gjendet në pozitën e 12-të në tabelën e Serie A pas 24 xhirove të luajtura, duke i humbur katër lojët e fundit rresht./Gazeta Sinjali/