image Klubi i Rahovecit publikon pamje të rasteve ku pretendon se u dëmtua, kërkon reagim nga FFK dhe Prokuroria

Futboll

Klubi i Rahovecit publikon pamje të rasteve ku pretendon se u dëmtua, kërkon reagim nga FFK dhe Prokuroria

news image

Pas ankesës së drejtuar lidhur me ndarjen e drejtësisë në ndeshjen ndaj Suharekës ’23, Rahoveci 1931 ka publikuar edhe video të dy rasteve, ku klubi pretendon se është dëmtuar.

Përmes një reagimi të lëshuar të dielën, klubi nga Liga e Parë e Kosovës u ankua në referim, duke insistuar se gjyqtarët e shkelën protokollin, derisa kërkoi reagim dhe analizë të thellë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), por edhe nga Prokuroria e shtetit.

Tani, klubi nga Rahoveci ka publikuar disa video në faqen zyrtare të klubit, në të cilat pretendohet se u morën vendime jo-të drejta nga gjyqtarët.

Kujtojmë se Rahoveci pësoi humbje në këtë ndeshje me rezultatin 0:2.

/GazetaSinjaliSport/