image Klubi i Premier Ligës e konfirmon se një futbollist i tyre ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Futboll

Futboll/ Klubi i Premier Ligës e konfirmon se një futbollist i tyre ka rezultuar pozitiv me koronavirus

news image

Gjatë ditës së djeshme nga 996 teste që u bën tek klubet e Premier Ligës, dy persona rezultuan pozitiv me koronavirus.

Njëri nga ta është futbollist i klubit të Bournemouthit, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar vet klubi në rrjetet sociale. ‘Ne mund ta konfirmojmë se një nga lojtarët tanë ka rezultuar pozitiv me koronavirus’, thuhej në komunikatën e klubit anglez.

Deri më tani nga dy herë sa janë bërë teste në Premier Ligë, 8 persona kanë rezultuar pozitiv.

Klubet angleze kanë filluar me stërvitje dhe pritet që sezonin ta rifillojnë në qershor./Gazeta Sinjali/