Gjatë ditës së djeshme nga 996 teste që u bën tek klubet e Premier Ligës, dy persona rezultuan pozitiv me koronavirus.
Njëri nga ta është futbollist i klubit të Bournemouthit, transmeton Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar vet klubi në rrjetet sociale. ‘Ne mund ta konfirmojmë se një nga lojtarët tanë ka rezultuar pozitiv me koronavirus’, thuhej në komunikatën e klubit anglez.
Deri më tani nga dy herë sa janë bërë teste në Premier Ligë, 8 persona kanë rezultuar pozitiv.
Klubet angleze kanë filluar me stërvitje dhe pritet që sezonin ta rifillojnë në qershor./Gazeta Sinjali/