Talenti i skuadrës gjermane Bayer Leverkusen, Kai Havertz, është njëri ndër talentët që aktualisht po kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane.
Për talentin e Leverkusenit ka hyrë në garë edhe klubi londinez, Chelsea, raporton BILD, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas BILD, skuadra e drejtuar nga Frank Lampard është duke pregaditur një ofertë rreth 70 milionë funte për shërbimet e Havertz.
Skuadra tjetër e interesuar për sulmuesin është edhe gjiganti tjetër anglez, Manchester United. /Gazeta Sinjali/