image Klubi anglez kërkon transferimin e Perisicit

Futboll

Klubi anglez kërkon transferimin e Perisicit

news image

Tottenham Hotspur raportohet se është duke monitoruar situatën e Ivan Perisicit te Interi, transmeton Sinjali Sportiv.

Reprezentuesi kroat u rikthye këtë sezon te Interi, pas huazimit te Bayern Munichi.

Perisic po luan vazhdimisht te ‘Nerazzurrët’, por jo gjithmonë si startues dhe kjo mund të jetë një nga arsyet që ai mund të largohet.

‘Footmercato’ shkruan se për 31 vjeçarin interesim ka shprehur Tottenham Hotspuri, me Jose Mourinhon i cili pëlqen lojtarin.

Klubi anglez po kërkon finalizimin e marrëveshjes gjatë afatit kalimtar të janarit, teksa lojtari mund t’i bashkohet Spursave edhe në formë të huazimit.

Ndryshe, Ivan Perisic ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2022. /Sinjali Sportiv/.