image Kllokoqi mohon se përfaqësuesit e Gastronomëve nuk ishin pjesë e takimit me Tahirin

Kosovë

Kllokoqi mohon se përfaqësuesit e Gastronomëve nuk ishin pjesë e takimit me Tahirin

news image

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka reaguar lidhur me takimin e sotëm të gastronomëve me zv/kryeministrin Besnik Tahiri, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Kllokoqi ka thënë se shoqata që ai udhëheqë dhe anëtarët/përfaqësuesit e saj nuk kanë qenë pjesë e këtij takimi.

Më tej, ai tha se Shoqata e Gastronomëve nuk e sheh të nevojshëm një takim me qeveritarët, pa u përmbushur kërkesat e tyre.

“Ju dhamë kohë 7 ditë që të ketë një ndihmesë ekonomike për sektorin tonë, ndihmë të cilën akoma jemi duke e pritë, po ashtu si kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, me aq fuqi sa kam, edhe pas presionit të jashtëzakonshëm të anëtarësisë kam shmangur organizime të protestave masive të cilat mund të rrezikojnë shëndetin publik, gjithashtu asnjëherë nuk e toleroj që prona e shtetit e cila u ndërtua me djersën e shumë qytetarëve e bizneseve, të dëmtohet”, thuhet në reagimin e tij. /Gazeta Sinjali/