image Klitschko: Zemra po më rrjedhë gjak, po vriten shumë fëmijë

Botë

Klitschko: Zemra po më rrjedhë gjak, po vriten shumë fëmijë

news image

Wladimir Klitschko ka folur së fundmi në lidhje me situatën në Ukrainë, ku ka thënë se janë duke humbur jetën shumë fëmijë.

Klitschko në paraqitjen e tij ka kërkuar që lufta e Putinit të ndalet menjëherë.

“Zemra ime po rrjedh gjak,” tha Klitschko.

“Shpesh thuhet se viktima e parë e luftës është e vërteta. Po, është siç mund ta shihni në Rusi”.

“Por e dini çfarë? Viktimat më të padurueshme janë fëmijët. Fëmijët po vdesin me dhjetëra tani, në shtëpi, në shtëpitë e tyre apo rrugëve derisa po largohen”, ka vazhduar më tutje Klitschko.

“Shikoni këto imazhe. Ato janë rezultati konkret dhe real i “operacioneve speciale” të Putinit. Kur nuk ua merr jetën këtyre engjëjve, ai vret prindërit, gjyshërit e tyre dhe ua shkatërron shtëpitë dhe shkollat. Të sulmosh fëmijët është të sulmosh jetën, vetë qytetërimin. Nëse nuk doni t’i shihni më këto imazhe, nuk duhet të shikoni larg. Ju duhet ta ndaloni luftën e Putinit tani”, ka thënë në fund Klitschko.

/GazetaSinjali/