Kryebashkiaku i kryeqytetit të Ukrainës, Kievit ish-boksieri Vitali Klitschko u ka kërkuar mijëra protestuesve në qendër të Londrës që të qëndrojnë me Ukrainën.
Një turmë e madhe njerëzish, duke përfshirë ukrainas që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, politikanë dhe të famshëm, marshuan nëpër Londër në solidaritet me Ukrainën, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.
Klitschko, duke folur përmes një video nga një bunker ushtarak, i tha turmës në një ekran të madh në sheshin Trafalgar “Ne mbrojmë, pikërisht tani, të njëjtat parime”.
“Ju lutemi qëndroni së bashku me vendin tonë, qëndroni së bashku me Ukrainën.”