Wladimir Klitschko ka shkruar rreth gjendjes kaotike që po ndodh në Ukrainë tani. Sipas tij Ukraina po shkon drejt një katastrofe sepse rusët nuk po ndalen duke sulmuar.
Ish-kampioni i botës në boks thotë se ushtria ruse po bombardon shumë afër termocentraleve bërthamore të Ukrainës, shkruan
Ai e krahason situatën aktuale si Chernobyli. Po ashtu ai paralajmëron pasoja të mëdha nëse nuk ndalet kjo luftë.
“Nëse kjo luftë nuk ndalet menjëherë, bota do të përballet me një tjetër Chernobyl/Fukushima të kombinuar. Ukraina i ka 4 termocentrale bërthamore dhe ushtria ruse po gjuan raketa dhe po bombardon afër tyre. Mos shiko larg, ndale pushtimin rus tani”, ka shkruar Klitschko në llogarinë e tij në Twitter.