image Klitschko: Kievi mund ta shohë ‘dimrin më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore’

Botë

Klitschko: Kievi mund ta shohë ‘dimrin më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore’

news image

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, mund të shohë “dimrin më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore” për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike të shkaktuara nga sulmet ruse.

Deklarata u bë nga kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko në një intervistë për tabloidin gjerman Bild.

Sipas tij, banorët e Kievit duhet të përgatiten për skenarin e ndërprerjeve të mëdha të energjisë në temperatura të ulëta.

Sipas tij, në rast të skenarit më të keq, ndoshta “do të na duhet të evakuojmë një pjesë të qytetit” edhe pse autoritetet nuk duan që kjo të ndodhë. Klitschko akuzoi gjithashtu presidentin rus Vladimir Putin se po përpiqet të detyrojë njerëzit e Kyivit të largohen, duke përdorur sulme në infrastrukturën civile për këtë qëllim.

“Putini dëshiron të terrorizojë njerëzit, duke i detyruar ata të ngrijnë pa dritë” dhe kështu të ushtrojë presion mbi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, tha Klitschko.

“Përshtypja ime është se njerëzit do të bëhen më të zemëruar, më të vendosur. Ne nuk do të vdesim e të ikim, siç dëshiron Putini,” tha ai, duke i bërë thirrje Gjermanisë që urgjentisht të dërgojë ndihma humanitare, duke përfshirë gjeneratorë, rroba të ngrohta dhe gjëra të tjera thelbësore, në Ukrainë.

/GazetaSinjali/