image Klitschko i bashkohet ushtrisë: Tashmë jemi në luftë

Evropë

Klitschko i bashkohet ushtrisë: Tashmë jemi në luftë

news image

Ish- kampioni i boksit dhe kryetari Vitali Klitschko, i është bashkuar ushtrisë së Ukrainës dhe u ka bërë thirrje edhe zyrtarëve tjerë që ta bëjnë të njëjtën gjë.

Madje ai filloi edhe stërvitje me rezervistët ukrainas kur atje po zhvillohen tensione të mëdha mes Ukrainës dhe Rusisë.

Klitschko, e quajti Vladimir Putinin gangrenë që e prek Evropën.

Shumë prej nesh kanë shërbyer në ushtri dhe ato aftësi janë dashur të kthehen. Mendoj se ky trajnim është i nevojshëm për zyrtarët e lartë dhe të mesëm në një vend që ka qenë në luftë për gati tetë vjet”, tha ai për Daily Telegraph.

“Ukraina nuk mund t’i kapërcejë sfidat e vështira me të cilat përballet pa miq dhe partnerë të besueshëm.”

100,000 rezervistë ushtarakë ukrainas thuhet se janë ndarë në 25 njësi të ngarkuara me mbrojtjen e vendeve kyçe dhe ruajtjen e rendit.

/GazetaSinjali/