Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka folur për manifestimin pro-ukrainas që po mbahet sot në Tiranë.
Përmes një lidhjeje LIVE, Klitschko ka folur rreth situatës në Ukrainë dhe ka bërë thirrje për solidarizim mbi kauzën që sipas tij, i përket gjithë Evropës.
Ai është shprehur se prioriteti i tyre është që të ndalojnë vrasjen e qytetarëve dhe vendosjen e paqes në Ukrainë, teksa ka falënderuar shqiptarët për mbështetjen.
“Prioriteti ynë kryesor është të ndalojmë vrasjen e qytetarëve dhe të rikthejmë paqen. E çmoj shumë dhe nuk do ta harrojmë mbështetjen tuaj”, tha ndër të tjera Klitschko.