Një nga mjeket e urgjencës në Bullgari, që ndihmoi të mbijetuarit nga tragjedia e autobusit në Strumë, ka rrëfyer fjalët e para të të lënduarve.
“Gjatë natës u dha njoftimi për një aksident në autostradën e Strumës, ku është përplasur një autobus dhe ka rënë zjarr.“
“Mbërritëm në vendngjarje shumë shpejt. Autobusi ishte në flakë, kishte shumë zjarrfikës. Kishte klithma dhe britma”, tha Loarita Nikolova.
“Kam transportuar një burrë i lindur në vitin 1976. Ai tha se po udhëtonin nga Stambolli. Ata ishin atje në një udhëtim për katër ditë. Dita e rrëzimit ishte e pesta.”
“Papritur ai dëgjoi një zhurmë, më pas autobusi filloi të digjej. Burri goditi xhamin dhe u hodh. Kjo është arsyeja pse këmba e djathtë i është thyer”, shtoi ajo.
Sipas saj, flakët nga autobusi i djegur ishin shumë të forta. “Kam 25 vite që punoj në Emergjencë. Ky është një nga aksidentet më të rënda që kam qenë”, shtoi Loarita Nikolova.
Në orët e para të së martës, një autobus që po udhëtonte nga Stambolli për në Shkup, u dogj në Strumë të Bullgarisë, ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia, mes tyre 12 fëmijë.