Gripi sezonal ka filluar të përhapet shpejtë. Sipas IKShPK-së, në dy muajt e fundit janë regjistruar afër 10 mijë raste, mirëpo në mesin e tyre ka edhe fëmijë, shkruan Gazeta Sinjali.
Fëmijët e hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë, kryesisht vuajnë nga dhembja e fytit, temperatura e lartë, ethet por ka edhe nga ata që për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore po trajtohen me oksigjen.
“Gjendja gripoze zbret gradualisht dhe përfshinë edhe traktin e poshtëm respirator dhe shpeshherë din me shku edhe me infiltrim në mushkëri dhe sistemin respirator në tërësi dhe pneumoni”, tha për RTK-në, Rufadije Maçastena – Maxhuni, pediatre.
Pediatrja thotë se shumica e testeve për COVID-19 te fëmijët kanë rezultuar negativ.