image Klinika e Pediatrisë kërkon urgjentisht staf shtesë

Shëndetësi

Klinika e Pediatrisë kërkon urgjentisht staf shtesë

news image

Klinika e Pediatrisë është duke kërkuar që urgjentisht të rritet stafi mjekësor.

Zëvendësdrejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Rufadije Maçastena- Maxhuni, ka deklaruar se është vështirë që një motër të përcjell 20 deri në 30 fëmijë të shtrirë në këtë klinikë.

Ajo ka thënë se urgjentisht duhet të rritet stafi i mesëm i infermierëve.

Kapaciteti i klinikës është ai kapacitet hapësinor i cili ka qenë dhe më parë, mirëpo punën mjaft keq e kemi me personelin e mesëm, kemi shumë probleme për shkak se janë edhe pushimet që tashmë disa herë janë ndërprerë për shkaqe të pandemisë, dhe janë grumbulluar qysh në vitin 2019 kanë mbetur shumë pushime pa i shfrytëzuar, e të mos flas që kemi hyrë në pushimet e vitit 2021”, tha Maxhuni për EO.

Tutje zëvendësdrejtoresha, thotë se edhe temperaturat e larta kanë ndikuar që të shtohet edhe fluksi i madh i punës, dhe vizitat për të kontrolluar fëmijët të jenë më të shumta.

Si përfundim Maçastena tha se në Klinikën e Pediatrisë mbi 95% e stafit janë vaksinuar, që të jenë mbrojtje e fëmijëve që vinë për trajtim. /GazetaSinjali/