image Klinë: Një person dyshohet se ra në lumë, ekipet e FSK-së dhe Policisë janë në kërkim të tij

Siguri

Klinë: Një person dyshohet se ra në lumë, ekipet e FSK-së dhe Policisë janë në kërkim të tij

news image

Një person ka rënë në lumë mëngjesin e sotëm, në fshatin Deiq të Klinës. Për gjetjen e tij tashmë kanë dalë në terren ekipet e Policisë dhe FSK-së.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Sinjalin se rastin e kanë raportuar dy peshkatarë, të cilët kanë qenë duke peshkuar në lumë.

Peshkatarët kanë deklaruar se e kanë parë një person, të cilin e ka bartur uji, mirëpo më vonë i njëjti u ka ikur nga sytë dhe se kanë parë më.

“Sot rreth orës 08:15 të mëngjesit, policia është njoftuar nga disa peshkatarë në fshatin Deiq të Klinës, se derisa ishin duke peshkuar kanë vërejtur një trup të cilin e ka bartur uji, por pa sukses, sepse dikur i njëjti më vonë u ka ikur nga sytë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit dhe FSK-ja”, ka thënë Gashi.

/GazetaSinjali/