Një person ka raportuar në polici se ka gjetur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Dresnik të Klinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:50, derisa personi në fjalë ka qenë duke punuar në oborr.
Policia njofton se tërheqja e mjetit të pashpërthyer është bërë nga njësia për deminim e FSK-së.
Nuk është raportuar ndonjë incident./Gazeta Sinjali/