image Klientët e 'Grill House' në Gjakovë shkaktojnë kaos në trafik, shoferët i parkojnë veturat në mes të rrugës - VIDEO

Sinjalizime

Klientët e ‘Grill House’ në Gjakovë shkaktojnë kaos në trafik, shoferët i parkojnë veturat në mes të rrugës – VIDEO

news image

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, po vazhdojnë që të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit të cilat rrezikojnë jetën e tyre si dhe të personave të tjerë në trafik, por edhe të vetë shoferëve që po i thyejnë ligjet. Po ashtu, nuk mungojnë raportimet as për rastet në të cilat vështirësohet tejet shumë vozitja, shkaku i parkimit të veturave vend e pavend.

Së fundmi, një sinjalizues ka raportuar një rast të tillë, duke treguar se qebaptorja “Grill House” në rrugën “Martirët Qerkezi” në Gjakovë nuk ka vend për parking, teksa të gjitha veturat që ndalen për t’u ushqyer aty, parkohen në rrugë.

Sipas sinjalizuesit, Policia e Gjakovës nuk bën asgjë për të parandaluar bllokimin që bëhet shkaku i këtyre parkimeve, pasi disa nga anëtarët e Policisë shërbehen vetë në këtë qebaptore.

I njëjti thotë se zakonisht ky kaos para qebaptores “Grill House” ndodh në kohën e pauzave, gjatë orës 12:00.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak në sigurinë në trafik.

/GazetaSinjali/