image Klerikët ortodoksë rusë bëjnë thirrje për ndaljen e luftës

Botë

Klerikët ortodoksë rusë bëjnë thirrje për ndaljen e luftës

news image

Në një lëvizje të pazakontë, përmes një letre të hapur, më 1 mars dhjetëra klerikë ortodoksë rusë kanë bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të luftës në Ukrainë.

Afro 60 klerikë ortodoksë thanë se “respektojnë lirinë e çdo personi që ia ka dhënë Zoti”, duke shtuar se populli i Ukrainës “duhet të marrin vendimet vet, jo nën grykën e pushkës dhe pa presion as nga Perëndimi e as nga Lindja”.

Në letër u tha se klerikët “vajtojnë” për vuajtjet “që u janë imponuar në mënyrë të pamerituar vëllezërve dhe motrave tona në Ukrainë”, raporton REL.

Është e pazakontë që një numër kaq i madh i klerikëve fetarë të Kishës Ortodokse kaq hapur po sfidojnë Qeverinë e presidentit, Vladimir Putin. Në vitet e fundit, Kisha Ortodokse Ruse dhe lideri i saj, Patriarku Kirill, i cili nuk e ka nënshkruar këtë letër, kanë mbështetur plotësisht politikat e Putinit.

/GazetaSinjali/