Dy këngëtarët e njohur shqiptarë, Klajdi Haruni dhe Bruno, kanë publikuar videokolipin e projektit të ri muzikor.
Kënga titullohet “Oj Lulije” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, në të cilin përfshihen video të fansave të dyshes teksa vallëzojnë e këndojnë këngën.
Kjo video është publikuar në kanalin zyrtar të Klajdit në YouTube dhe menjëherë ka marrë komente të shumta pozitive nga publiku.
Kujtojmë se audio e kësaj kënge ishte publikuar më 9 tetor./Gazeta Sinjali/