image Kjo shkollë e Drenasit kalon në mësim online për dy javë, disa mësimdhënës infektohen me COVID-19

Arsim

Kjo shkollë e Drenasit kalon në mësim online për dy javë, disa mësimdhënës infektohen me COVID-19

news image

Shkolla “Arif Shala” e cila gjendet në Korroticë të Poshtme të Drenasit do të kalojë në sistemin online të ndjekjes së procesit mësimor, për shkak se një pjesë e stafit mësimdhënës ka rezultuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas drejtorit të kësaj shkolle, Murtez Shala, nga 26 mësimdhënësit e testuar, katër kanë rezultuar pozitivë, derisa po presin rezultatet edhe për tetë mostra të tjera.

“Në bazë të rekomandimit të IKSHPK-së dhe koordinimit me DKA në Drenas, vendosëm që për këto dy javë, procesi mësimor të zhvillohet sipas skenarit C të MASH – online. Për çdo informacion, apo ndryshim të situatës, do të njoftoheni me kohë. Të prekurve nga virusi, drejtoria e shkollës iu uron shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në procesin edukativo-arsimor”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.

Ndryshe, SHFMU “Arif Shala” ka 319 nxënës dhe 28 mësimdhënës. Procesi mësimor për gjysmëvjetorin e parë këtë vit shkollor në nivel vendi do të përfundojë më 18 dhjetor, më herët se sa ishte paraparë, për shkak të gjendjes me pandeminë koronavirus./Gazeta Sinjali/