image Kjo pjesë e Mitrovicës do të mbetet pa ujë paraditen e sotme

Sociale

Kjo pjesë e Mitrovicës do të mbetet pa ujë paraditen e sotme

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se orët e paradites së sotme do të kryejë disa punime te stadiumi “Adem Jashari”, prandaj do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në këtë pjesë, raporton Gazeta Sinjali.

Ujësjellësi ka bërë të ditur se do të ketë intervenime edhe në pjesë të tjera të qytetit, por që nuk do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm.

“Sot, gjatë orëve të paradites do të punohet në zëvendësimin e ventilit të dëmtuar te stadiumi ‘Adem Jashari’, prandaj pritet që të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Intervenime në rrjetin e ujësjellësit do të ketë edhe në pjesë të tjera të qytetit, por ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, nuk do të ketë”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica.

/Gazeta Sinjali/