image Kjo pjesë e Fushë Kosovës nesër do të mbetet pa ujë të pijshëm

Kosovë

Njoftim/ Kjo pjesë e Fushë Kosovës nesër do të mbetet pa ujë të pijshëm

news image

Nga mëngjesi deri në mbrëmje, nesër banorët e Fushë Kosovës të cilët furnizohen me ujë nga sistemi i objektit prodhues “Kroni” nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas KRU “Prishtinës” ndërprerja e furnizimit do të bëhet për shkak të pastrimit të rezervuarit dhe disa riparimeve të domosdoshme në sistem.

“Në kuadër të pastrimit të rezervuarit do të realizohen edhe disa riparime të domosdoshme në këtë sistem me ç’rast , konsumatorët të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i objektit prodhues Kroni/Kuzmin, nuk do të kenë furnizim me ujë që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së nesërme e deri në mbrëmje”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/kurprishtina/posts/1545774705570149