Barcelona nuk e ka nisur aspak mirë sezonin 2021/22.
Pas pesë ndeshjeve, Barça numëron nëntë pikë, ka arritur vetëm dy fitore, ka barazuar tre herë.
Momentalisht, problemi i Barcelonës është sulmi, pasi vit pas viti i janë larguar futbollistët që për së paku katër vite së bashku i kanë shënuar mbi 100 gola në sezon.
Në vitin 2017 iku Neymari, në vitin 2020 e larguan Luis Suarezin, derisa verën e vitit 2021 u largua edhe Lionel Messi.
Kjo ka sjell pasoja pasi Barça në pesë takime ka shënuar vetëm 8 gola në La Liga, starti më i dobët që nga sezoni 2003/04, kur kishin shënuar atëherë vetëm 5 gola deri në këtë fazë.