Shumë njerëz kanë probleme me lëkurën e yndyrshme, e cila është e zakonshme në adoleshencë e ndonjëherë vazhdon edhe në moshë madhore.
Nëse nuk e dini se a keni lëkurë të yndyrshme apo jom, atëherë këto janë simptomat që e tregojnë qartë këtë gjë: prodhimi i tepruar i sebumit, puçrra në fytyrë, pika të zeza dhe fytyrë me shkëlqim.
Një nga zgjidhjet më efektive për të rregulluar këtë është gjendur te maskat e fytyrës. Natyrisht jo të gjitha janë të përshtatshme për këtë lloj problemi, është e domosdoshme që përbërësit e pranishëm të jenë me efekt pastrues, në mënyrë që të eliminojnë papastërtitë dhe të krijojnë një frenim në prodhimin e sebumit të egër.
Sipas Glamour.it, lajm i mirë është se ju mund të bëni maska për këtë lloj lëkure fare lehtë, në shtëpi, falë recetave të thjeshta dhe përbërësve të lehtë për t’u gjetur.
Çaji jeshil, mjaltë dhe limon
Në këtë rast, vetitë anti-oksiduese të çajit të gjelbër shtohen në substancat e astringentit të limonit dhe te vetitë pastruese të mjaltit. Në veçanti, një maskë e këtij lloji do t’ju ndihmojë të rregulloni prodhimin e sebumit, duke shtuar një efekt anti-plakje dhe tonifikim të lëkurës.
Përzieni tri lugë mjaltë me lëng limoni dhe çajin jeshil. Dy pjesët e lëngshme nuk duhet të jenë shumë të bollshme: përzierja nuk duhet të hidhet, por të krijohet masë kremoze që aplikohet në fytyrë.