image Kjo lagje e Prishtinës të hënën do të mbetet pa ujë të pijshëm

Sociale

Kjo lagje e Prishtinës të hënën do të mbetet pa ujë të pijshëm

news image

Lagjja “Sofalia” në komunën e Prishtinës, të hënën nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm nga ora 09:00 deri në orën 21:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të ndodhë për shkak se do të ketë ndërprerje të rrymës elektrike nga KEDS.

“Të nderuar konsumatorë të lagjes ” Sofalia ” në Prishtinë, ju njoftojmë se ditën e hënë , 30 nëntor 2020 do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00. Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike do të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Njoftim,

Prishtinë, 28 nëntor – Të nderuar konsumatorë të lagjes ” Sofalia ” në Prishtinë, ju njoftojmë se ditën e hënë , 30 nëntor 2020 do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00.

Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike do të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!/Gazeta Sinjali/