image Qeveria në detyrë merr vendim të vazhdojë ndërprerjen e mësimit

Kosovë

Mbledhja/ Qeveria në detyrë merr vendim të vazhdojë ndërprerjen e mësimit

news image

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e 16-të të saj, ku vendosi që të vazhdohet pezullimi i vijimit të mësimit deri në një vendim tjetër.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, më 11 mars mori vendim që të pezullohet mësimi në të gjitha nivelet akademike deri më 27 mars.

Ky vendim është ndryshuar sot duke nxjerrur një vendim tjetër.

Gjithashtu, lirimi i njërit prind nga puna nuk ka ndryshuar. Kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë.

Më poshtë gjeni dokumentin nga Qeveria në detyrë e Kosovës.