image Ndryshimet që duhet t’i bëni gjatë të tridhjetave

Sporte të tjera

Këshilla/ Ndryshimet që duhet t’i bëni gjatë të tridhjetave

news image

Shumë njerëz i kalojnë të njëzetat e tyre duke bërë veprime që nuk janë të shëndetshme për jetën e tyre.

Ndërsa shkencëtarët tani sugjerojnë se mosha 30 vjeçare është një kohë ideale që të filloni me ndërtimin e shprehive që janë të shëndetshme dhe fitimprurëse.

‘The Independent’ ka përpiluar një listë prej 10 gjërave që njeriu duhet t’i bëjë kur ta ketë arritur këtë moshë.

  • Ndërprisni duhanin.
  • Bëni gjumë të rregullt (duhet të flini dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë).
  • Ushtroni rregullisht në palestër apo merruni me aktivitete tjera sportive.
  • Filloni të mbani një ditar ku mund t’i shkruani momentet e veçanta të jetës.
  • Filloni të kurseni të holla duke u munduar që të mos shpenzoni në gjëra të panevojshme.
  • Bëhuni të lumtur me atë që keni.
  • Filloni të ndiqni ëndrrën e jetës.
  • Mos u mundoni t’i kënaqni të gjithë.
  • Mos e krahasoni vetën me të tjerët.
  • Falni vetveten për gabimet tuaja. /Gazeta Sinjali/