image Kjo komunë ua ndalon qytetarëve që ta përdorin ujin e ujësjellësit për këto qëllime gjatë verës

Sociale

Kjo komunë ua ndalon qytetarëve që ta përdorin ujin e ujësjellësit për këto qëllime gjatë verës

news image

Komuna e Podujevës ka njoftuar se kanë nxjerrë një Urdhëresë për mënyrën e përdorimit të ujit për pije nga rrjeti i ujësjellësit për sezonin veror.

Sipas kësaj urdhërese, nga 1 maji e deri më 15 tetor ndalohet shfrytëzimi i ujësjellësit për larjen e automjeteve, rrugëve, trotuarve dhe vendeve publike; ujitjen e kopshteve, fushave me bari, pemëve apo ndonjë fushe të agrikulturës dhe për subjektet afariste të cilat ushtrojnë veprimtarinë e larjes së automjeteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, Komuna e Podujevës bën të ditur se kushdo që nuk e respekton këtë urdhëresë, gjobitet nga 100 deri në 300 euro.

/GazetaSinjali/