image Kjo komunë nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus që katër javë

Kosovë

Pandemia/ Kjo komunë nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus që katër javë

news image

Komuna e Gjakovës pothuajse ka mposhtur pandeminë të quajtur COVID-19. Në këtë komunë ka gati katër javë që nuk është shënuar asnjë rast i ri me koronavirus. Ndërsa të gjitha rastet janë konfirmuar si të shëruar.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se situata e pandemisë në këtë rajon është menaxhuar mirë.

“Ka diku katër javë që në Gjakovë nuk kemi raste të reja dhe pothuajse 3 javë që janë shëruar të gjitha ata që kanë qenë të infektuar me COVID-19. Nuk kemi më të infektuar pothuajse që tri javë por kjo nuk do thotë që nuk duhet të kemi kujdes sepse Kosova është e vogël dhe nuk guxojmë të relaksohemi dhe të mendojmë që e kemi tejkaluar”, ka thënë Gjini.

Gjini tha se masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit po respektohen nga qytetarët.

Ai shpreson që shpejt do të hapen bizneset pasi që dëmet janë të mëdha në këtë sektor.

“Mund të them që pjesa dërrmuese e qytetarëve të Gjakovës i kanë respektuar masat të cilat janë vendosur për parandalimin ose për ngadalësimin e përhapjes të coronavirusit. Kemi dalje më të mëdha ditëve të fundit, ekziston një liri më e madhe e daljes… unë shpresoj që nuk do kemi raste të reja dhe që shumë shpejt do hapet ekonomia, do të hapen bizneset sepse dëmet janë të mëdha”, ka thënë Gjini./Gazeta Sinjali/