Kryeparlametari Glauk Konjufca sot pati një vështirësi derisa foli në ditëlindjen e LVV-së.
Ai tha se “po e ka zor t’i drejtohet Albin Kurtit si kryeministër”.
“Zakonisht pak gjëra në jetë më duken të vështira po më vështirë po e kam t’i drejtohem Albinit kryeministër, bile menzi po mësohem kadalë-kadalë. Jemi mësuar me Albin. Kur po i them kryeministër po më duket si me i thënë më pak se Albin”, tha Konjufca.