image Kjo është vlera e parave që Rita Ora shpenzon për një veshje ditore!

Bota e Yjeve

Kjo është vlera e parave që Rita Ora shpenzon për një veshje ditore!

news image

Shpesh artistë të njohur kombëtarë e ndërkombëtarë shpenzojnë mijëra euro në dukjen e tyre, madje edhe ato të përditshme.

Kështu, në këtë listë bën pjesë edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e cila njihet për jetën luksoze që bën.

Në një postim nga Shqip.Closet në rrjetin social Instagram, shihet se si Ora për një paraqitje ka shpenzuar pesë mijë euro.

Duke përfshirë aksesorët, kostumin, vlera e të gjithë këtyre arrin deri në 4.645 funta (5.087 euro).

Çmimin më të lartë e mbajnë çanta e saj e firmës ‘Fendi’, e cila arrin çmimin prej 2,790 funta (3.054 euro).

Kujtojmë se me këtë paraqitje ajo është parë në Javën e Modës në Milano, ku u la përshtypje pjesëmarrësve të tjerë. /Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/CFhea19nu-V/?utm_source=ig_web_copy_link