image Kjo është videoja që theu rekord në YouTube duke arritur 10 miliardë shikime

Kuriozitete

Kjo është videoja që theu rekord në YouTube duke arritur 10 miliardë shikime

news image

“Baby Shark”, kënga aq e dashur nga fëmijët, dhe jo vetëm nga ata, ka arritur një moment historik të ri – 10 miliardë shikime në YouTube.

Jo vetëm që është videoja më e klikuar në platformë, një rekord që e vendosi në nëntor të vitit 2020, por tani është e vetmja video në faqe që ka arritur 10 miliardë shikime, konfirmoi YouTube për CNN.

Kënga e fëmijëve, e krijuar nga kompania arsimore koreano-jugore Pinkfong dhe e realizuar nga këngëtarja koreano-amerikane Hope Segoine, debutoi në vitin 2016 dhe ishte një hit viral në Azi, por përhapjen më të madhe në Amerikë dhe botë e mori në vitin 2019. Që atëherë u kthye në një fiksim për të gjithë. Madje në një moment u rendit në Top 40 të Billboard dhe frymëzoi këngën e Jamie Tartt në “Ted Lasso” të Apple TV+.

Videoja më e shikuar e YouTube përshkruan dy fëmijë të vërtetë që demonstrojnë “vallen e peshkaqenit të vogël”, ndërsa peshkaqeni i animuar dhe familja e tij – duke përfshirë një “Gjysh Peshkaqen” me mustaqe – notojnë qetësisht dhe më vonë përpiqen të ndjekin fëmijët, por pa rezultat.

Në vitin 2019, CEO i Pinkfong në SHBA, Bin Jeong i tha CNN se kompania nuk kishte pritur që klipi të kishte suksesin që pati.


/GazetaSinjali/