image Kjo është vetura më e shpejtë në botë

Automjete

Kjo është vetura më e shpejtë në botë

news image

Prodhuesi britanik i veturave luksoze, Bentley Motors e ka përditësuar variantin sportiv të modelit Bentayga, duke sjellur ndryshime në stilin e jashtëm.

Bentayga Speed ka motor me vëllim prej 6.0 litrash dhe me 12 cilindra, që prodhon 626 kuaj-fuqi.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 306 kilometra në orë, duke e bërë këtë veturë më të shpejtën në botë në kategorinë SUV.

Kompania ka vendosur që ta shesë atë në rajonet ku ka kërkesë më të madhe për vetura me motor prej 12 cilindrash, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Lindjen e Mesme dhe Azinë Lindore me Paqësor.

Çmimi i kësaj veture pritet të jetë rreth 260 mijë dollarë. /Gazeta Sinjali/