image Automjeti godet një këmbësor në oborrin e QKUK-së

Siguri

Automjeti godet një këmbësor në oborrin e QKUK-së

news image

Një person është goditur nga një veturë sonte rreth orës 21:30, dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur brenda oborrit të QKUK-së, afër Klinikës së Kirurgjisë. Mirëpo Sinjali ka mësuar se këmbësori me inicialet B. B është toger në Policinë e Kosovës.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Rreth orës 21:30, në oborrin e QKUK-së, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut“, ka thënë Ahmeti

/GazetaSinjali/