image Kjo është shuma që Qeveria e Kosovës do të jap në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë

Kosovë

Tërmeti/ Kjo është shuma që Qeveria e Kosovës do të jap në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë

news image

Qeveria e Kosovës do të jap 200 mijë euro në Konferencën e Donatorëve e cila po mbahet sot e organizuar nga Komisioni Europian në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Shteti i Kosovës po përfaqësohet nga ministri i Financave, Besnik Bislimi, i cili për këtë arsye mungoi në seancën e sotme solemne për nder të pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq, BE në Konferencën e Donatorëve, ka ndarë 100 milionë euro për Shqipërinë.

Fjalimet e përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor nisin pas orës 16:00./ Gazeta Sinjali/