image Kjo është shuma e parave që përfitoi përmes fajdeve 58-vjeçari që u arrestua në Pejë

Siguri

Kjo është shuma e parave që përfitoi përmes fajdeve 58-vjeçari që u arrestua në Pejë

news image

Gazeta Sinjali dje raportoi për arrestimin e një personi në Pejë, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Fajde”. Lidhur me këtë rast, Sinjali mëson se 58 vjeçari me inicialet B.U, dyshohet se ka përfituar rreth 43 mijë euro nga disa qytetarë.

Për këtë rast, Policia dje ka dhënë detaje.

“I njëjti dyshohet se për veprën penale në fjalë ka përfituar shuma të larta parash nga persona të ndryshëm duke aplikuar përqindje të larta interesi, përderisa gjatë verifikimit ka rezultuar se është recidivist i kryerjes së veprave të ndryshme penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njofton se me urdhër të Gjykatës është bastisur shtëpia e të dyshuarit, i cili, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Arrestimi i 58-vjeçarit u bë pas hetimeve disa mujore të Policisë së Kosovës, konkretisht Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)./Gazeta Sinjali/