image Kjo është shuma e parave që ndau Bill Gates për koronavirusin

Botë

Epidemia/ Kjo është shuma e parave që ndau Bill Gates për koronavirusin

news image

Multimiliarderi Bill Gates premtoi se do të dhurojë 100 milion dollarë për të luftuar epideminë e koronavirusit.

“Shtetet, qeveritë, sektori privat dhe shoqatat bamirëse duhet të punojnë së bashku për të luftuar epideminë, t’i ndihmojnë vendet të mbrojnë qytetarët e tyre më të prekshëm dhe të përshpejtojnë zhvillimin e mjeteve për të luftuar virusin,” tha drejtori i fondacionit Gates, Mark Sussman.

Fondacioni kishte njoftuar se do të investojë 10 milion për këtë qëllim.

20 milion dollarë do të dhurohen për organizata të tilla si OBSH, Qendrat kineze dhe amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Komisionin Kombëtar të Shëndetit të Kinës.

20 milionë të tjera do të shkojnë tek autoritetet e shëndetit publik në Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Juglindore, dhe deri në 60 milion dollarë do të ndahen për kërkime, vaksina, ilaçe dhe mjete diagnostikuese për virusin e ri. /Gazeta Sinjali/