image Qytetarja gjen kuletën me para dhe dokumente, ia dorëzon Policisë në Viti

Siguri

Qytetarja gjen kuletën me para dhe dokumente, ia dorëzon Policisë në Viti

news image

Policia ka njoftuar se një qytetare ka dorëzuar në Stacionin Policor në Viti një kuletë që e kishte gjetur.

Sipas policisë, brenda saj ndodheshin dokumente personale, karta bankare si dhe një sasi parash të gatshme.

“Pas pranimit të portofolit, zyrtarët policorë nga Njësiti i Sektorit të Stacionit Policor në Viti menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative. Pas verifikimit të dokumentacionit dhe në bazë të procedurave të rregullta ligjore, është arritur të identifikohet dhe të kontaktohet pronari legjitim, të cilit i janë kthyer të gjitha gjërat e humbura. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan shpreh falënderimin për qytetaren në fjalë”, thuhet në njoftim.

Policia shton se ky rast dëshmon edhe një herë se bashkëpunimi i ngushtë dhe besimi i ndërsjellë ndërmjet qytetarëve dhe Policisë së Kosovës është shtylla kryesore e sigurisë dhe mirëqenies në komunitet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/