image Kjo është shenja e parë që tregon se jeni shtatzënë

Shëndetësi

Kjo është shenja e parë që tregon se jeni shtatzënë

news image

Rritja e gjoksit është një nga shenjat e para të shtatzënisë. Dy javët e para pasi keni mbetur shtatzënë, gjoksi fillon të rritet dhe të ndryshojë duke u përgatitur që të prodhojë qumësht.

Të stimuluara nga hormonet estrogjen dhe progesteron, gjëndrat e qumështit zmadhohen dhe indi dhjamor pëson një rritje të lehtë.

Zmadhimi i tij përbën minimumi 450 gramë të peshës që ju do të shtoni gjatë shtatzënisë. Mirëpo gjoksi mund të jetë i madh edhe pas lindjes së foshnjës.

Disa javë pasi keni mbetur shtatzënë, mund të ndieni therje gjoksi. Gjithashtu, ai mund të duket më i rëndë, më i butë dhe më i pezmatuar.

Ashtu si edhe zmadhimi i gjoksit, arsyeja kryesore e zbutjes së tij është rritja e hormoneve estrogjen dhe progesteron. Zakonisht, pas tremujorit të parë gjoksi nuk do të jetë më i butë, shkruan Living. /Gazeta Sinjali/