image Shkurte Gashi publikon foto nga shtatzënia

Bota e Yjeve

Shkurte Gashi publikon foto nga shtatzënia

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, muaj më parë u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një djalë. Këngëtarja e mbajti të fshehtë çdo detaj rreth jetës së saj private.

Shkurte Gashi ka pagëzuar vogëlushin e saj me emrin Mal dhe tani që ai po rritet ajo ka nisur të publikojë fotografi nga shtatzënia, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë ditës së djeshme këngëtarja në rrjetin e saj social ‘Instagram’ ka publikuar foto me barkun e rrumbullakosur pranë bashkëshortit të saj, Albert Limanit dhe një foto të vogëlushit të saj.

View this post on Instagram

A post shared by Shkurte Gashi (@shkurtegashi_)

View this post on Instagram

A post shared by Shkurte Gashi (@shkurtegashi_)

View this post on Instagram

A post shared by Shkurte Gashi (@shkurtegashi_)

Shkurte Gashi e ftuar në “Prive”, rrëfeu për herë të parë se si është njohur me partnerin.

“Njohja jonë ka qenë përmes kolegut tonë, Milot Llalloshit. Ai postoi një story në Instagram duke kënduar me një band. Dhe unë duke menduar se i kisha shkruar Milotit, i kisha shkruar Albertit. I shkrova: ‘Të lumtë Milot’. Pastaj më vjen një mesazh nga Albert Limani ‘Falemindeirt shumë’ dhe një zemër dhe unë i thashë ‘të lutem më fal se doja t’i shkruaja Milotit’. Mesazhi i dytë i Albertit ishte ‘S’ka gjë faljet janë nga Zoti, mos ki dert se jam i joti’. Dhe thashë ç’më gjeti mua me të, kush e duron tani dhe unë e pyeta pastaj ‘çfarë do të thotë kjo?’. E më tha ‘do të thotë shumë, po nuk ka lidhje’.”

“Atë natë Miloti më kërkoi të dilnim, po ashtu vajza e tezes. Unë përtoja, por meqë më kërkuan thashë hajde po dal dhe aty u takova për herë të parë me Albertin. Ai filloi të bënte muhabet me mua dhe vajzën e tezes, por shikimin e kishte gjatë gjithë kohës tek unë. Pastaj nisën mesazhet shoqërore dhe dashurie. Më vonë unë pa u njohur mirë me Albertin, njoftova familjen time që jam duke biseduar me një djalë. Edhe Alberti gjithashtu familjen e tij dhe ja ku jemi sot”, tha Shkurtja. /Gazeta Sinjali/