image Kjo është rezoluta e AAK-së për gazin amerikan që u kundërshtua nga VV

Politikë

Kjo është rezoluta e AAK-së për gazin amerikan që u kundërshtua nga VV

news image

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot debat parlamentar të thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për çështjen e gazit amerikan, shkruan Gazeta Sinjali.

AAK bashkë me mocionin kishte propozuar edhe një rezolutë. Kjo rezolutë e cila u propozua nga AAK mirëpo, kur u hodh në votim ajo nuk u miratua sepse 46 deputetët e pozitës votuan kundër.

Haradinaj, para votimit të rezolutës kërkoi nga grupet parlamentare që të uleshin, të diskutonin dhe të dakordoheshin për tekstin, mirëpo LVV e kundërshtoi dhe vendosi të votojë kundër.

“Në përmbyllje të debatit parlamentar lidhur me veprimet e qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht projektin e gazit nga MCC, kërkova që të ketë dakordim mes grupeve parlamentare për rezolutën e propozuar nga AAK për çështjen e gazit amerikan. Megjithatë, GP i LVV-së, e kundërshtoi një dakordim të mundshëm dhe votoi kundër rezolutës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka publikuar edhe tekstin e plotë të rezolutës së propozuar nga AAK:

1.Obligohet Qeveria e Kosovës të përcaktohet për alternativat strategjike të furnizimit me energji dhe në afat sa më të shkurtër ta revidoj Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026.

2. Ta informojë Kuvendin e Republikës së Kosovës për alternativat e furnizimit me energji me informata të detalizuara ekonomike dhe strategjike.

3. Të bashkëpunojë me MCC si Agjenci Federale e SHBA-të që të zgjidhen sa më parë dilemat e panevojshme të cilat i keni vendos me veprimet e fundit.

4. Të merren veprime konkrete për të mundësuar që buxheti prej 200 milion i destinuar nga Administrata Biden të shfrytëzohet sipas marrëveshjeve të deritashme me MCC dhe
studimeve që janë bërë nga ata deri me tani.

5. T’i kërkoni falje Administratës Biden, Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe qytetarëve të Kosovës për dëmtimet eventuale të raporteve me SHBA-të dhe të merrni veprime konkrete për rivendosjen e raporteve të sinqerta./Gazeta Sinjali/