Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë kanë luftuar me terroristët rrugëve të kryeqytetit austriak.
“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Twitter.
Katër persona kanë vdekur si dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit terrorist që ka ndodhur mbrëmë në Vjenë. /Gazeta Sinjali/
Proud of my niece #DoruntinaMiroci to see her fighting alongside #Austrian police the horrible terrorist attack in #Vienna . Together we can stay strong! @LPDWien #WeStandWithAustria ???????????????????????? pic.twitter.com/stny2dCYUE
— Beqë Cufaj (@beqecufaj) November 3, 2020