image Kjo është grupmosha më e prekur me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Kjo është grupmosha më e prekur me COVID-19 në Kosovë

news image

Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani ka thënë se që nga fillimi i pandemisë e deri më 11 mars 2021 kanë testuar 345 mijë e 64 persona të dyshimtë për koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Në Komitetin ku po flitet për situatën me pandeminë, ku folën edhe Avdullah Hoti e Armend Zemaj, Ramadani deklaroi se duhet të vazhdohet me masa mbrojtëse antiCOVID dhe se çdo qytetar duhet të respektojnë këto masa.

“Nga data 8 shkurt 2020 deri më 11 mars 2021 janë testuar 345 mijë e 64 persona të dyshimtë për koronavirus dhe u gjurmuan të gjitha kontaktet e rasteve të konfirmuara. Deri më sot me koronavirus janë konfirmuar 75 mijë e 180 raste. Deri më 11 mars, 63 mijë 380 raste janë shëruar, raste aktive janë 10 mijë 318. Në dy javët e fundit janë raportuar 7 mijë raste pozitive, 94 raste fatale”, tha ai në mbledhjen e Komitetit për COVID-19.

Ramadani bëri të ditur se grupmosha më e prekur nga koronavirusi është 30-39 vjeç.

Gjithashtu, ai tha se janë në pritje të vaksinave antiCOVID dhe se menjëherë do të bëhet dhënia e tyre në çdo komunë të Kosovës.

/Gazeta Sinjali/